Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Byreku shkëlqeu në renditjen botërore – çfarë nuk dimë për pjatën tradicionale bullgare

Foto: Taste Atlas

Byreku (banica) bullgar spikati në një renditje prestigjioze, duke hyrë në top 50-shen e gatimeve më të shijshme me djathë në botë. Faqja e famshme e kuzhinës tradicionale dhe produkteve vendase, Taste Atlas, i caktoi specialitetit tonë pozicionin prestigjioz të 5-të, ndërsa dy specialitete të tjera bullgare gjithashtu u përfshin në klasifikim – sallata e shopëve (pozicioni i 14-të) dhe sallata e barinjve (pozicioni 41).

Shikoni më shumë:

Në rajonet e ndryshme të Bullgarisë, byreku bëhet ndryshe dhe mund të ketë një shije të ndryshme, shpjegoi para Danaill Konov nga Radio Sofja e BNR-së Prof. Dr. Ana Koçeva, udhëheqëse e seksionit “Dialektologji” në Institutin e Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ajo u bind për këtë, së bashku me kolegët e saj, ndërsa udhëtonte nëpër territoret e gjuhës bullgare në lidhje me përgatitjen e një harte kulinare interaktive. “Byrek është emri i përgjithshëm bullgar, por mund të hasen edhe emra të tjerë, si për shembull mlin bullgarisht,  të cilat gjithashtu do të thonë byrek por në dialekte të ndryshme bullgare, dhe jo vetëm”, thotë Prof.Koçeva dhe shton:

Prof. Dr. Ana Koçeva

“Dhe nëse jeni në malin Rodopa dhe ju flasin për klin, kini parasysh se po flasin për byrek, edhe pse është bërë me oriz. Zellniku është gjithashtu një byrek kudo në territorin e gjuhës bullgare, por mos u gaboni se bëhet me lakër, përkundrazi është një byrek me të gjitha llojet e zarzavateve dhe bimëve të kopshtit, përfshirë barishtet. Edhe pse në disa vende zellniku bëhet vërtet me lakër, por me lakër turshi, më së shpeshti zellnik kuptohet si byrek me spinaq, labot, lëpjetë, etj. Ka edhe emrin billnik për byrekun me barishte të dobishme.”

Njihen edhe byreku qumështor, rreckaman, i tërhequr, dembel, shterpë etj. Dhe forma më e vjetër gjuhësore e byrekut në trojet tona është “gibanica” dhe është karakteristikë e trevës së qytetit Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore (folja bullgare nagibam do të thotë palos, përkul). Janë të përhapur edhe emrat nga gjuha turke, për shembull burek, pedia ose pidia, si dhe tatlia e ëmbël etj., sepse:

“Ne flasim për kuzhinën kombëtare bullgare, por ajo është kryesisht ballkanike. Është praktikisht orientale. Këtu në Ballkan ka shumë pika kryqëzimi. Dhe në këtë kuptim mund të flitet për “kulinari ballkanike”, si në aspektin gjuhësor ashtu edhe në atë ushqimor”, shpjegon Prof.Koçeva.

Byreku është padyshim pjata më tradicionale bullgare dhe lidhet si me tryezën festive ashtu edhe me jetën e përditshme. Nuk është rastësi që është në top 5-shen e renditjes botërore - kjo është pjata me të cilën kuzhina kombëtare bullgare tërheq mysafirët tanë të huaj, sipas Prof. Koçeva dhe jo vetëm:

“Byreku është kaq i njohur sepse është e lidhur me zanafillën, me bukën, me brumin, me brumosjen, me tharmin dhe me gjithë atë që është sa kulinare aq edhe simbolike - si në kuzhinën kombëtare bullgare, ashtu edhe në kulturën tonë tradicionale, madje edhe në mitologji. Sepse atëherë, kur buka dhe byreku mund të zëvendësohen reciprokisht, do të thotë se qëndrimi ndaj tyre është po aq respektues” - thotë Prof.Koçeva.

Përpiluese: Veneta Nikollova, bazuar në materialin e Danaill Konov nga Radio Sofja e BNR

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Taste Atlas, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD

Kostumet autentike nga filmi i paharrueshëm "Kapedani Petko Vojvoda" janë ekspozuar në Varna

Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..

botuar më 25-02-08 8.30.PD

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD