Në ditët nga data 17 deri më 19 mars, në zonën Çurika në rrëzë të majës Perelik në malin Rodope do të zhvillohet ballkaniada e parë në volejboll bore, raporton faqja 360mag.bg. Pjesëmarrës në të janë konkurrentë nga Bullgaria, Turqia dhe Rumania.
"Madhësia e fushës është e njëjtë me fushën e plazhit dhe rrjeta është po aq e lartë. Ndryshimi i madh është se luhet në borë. Kushtet atmosferike janë rrënjësisht të ndryshme. Për shembull, në një sekondë era mund të ndryshojë gjithçka”, shpjegon trajnerja Stefka për faqen e Federatës Bullgare të Volejbollit Stefka Velikova.
Në vitin 2022, përsëri nën malin Perelik, u mbajt kampionati i parë kombëtar i volejbollit në borë në Bullgari.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..