Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev, komentoi për Nova TV të dhënat e djeshme nga prokuroria, sipas të cilave kryeprokurori është subjekt i sulmeve nga oligarkët dhe prokurorë dhe gjyqtarë kërcënohen. Sipas tij, informacionet në dikasterin e tij nuk janë të mjaftueshme për të konfirmuar ekzistencën e një organizate të tillë. “Nëse flitet se ka një shtet të pushtuar, Ministria e Brendshme nuk është pjesë e tij. Nuk ka asnjë ndikim në Ministrinë e Punëve të Brendshme që do të na pengonte në kryerjen e funksioneve tona. Nuk e imagjinoj dot sesi dikush mund ta pushtojë prokurorinë. Nëse ka njerëz të tillë që janë bashkuar për të diskredituar magjistratët, detyra e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe prokurorisë është ‘'i ekspozojë ata dhe të dorëzojë aktakuzën në gjykatë”, tha ministri. Sipas tij, kryeprokurori nuk mund të jetë viktimë sepse i ka të gjitha mjetet për t’u përballur nëse është bërë objekt kërcënimi.
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari, njoftoi në një konferencë informimi drejtori i Spitalit Emergjent “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov...
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme,..