Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria feston 30 vjetorin e anëtarësisë së saj në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Foto: arkiv
Në vitin 2023 do të bëhen 30 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në nëntor 1991, vendi ynë iu bashkua komunitetit si anëtar i asociuar dhe dy vjet më vonë, në tetor 1993, gjatë samitit të 5-të të frankofonisë në ishullin Mauritius, mori statusin e anëtarit të plotë. Programin për shënimin e përvjetorit sot do ta prezantojnë nënpresidentja Ilijana Jotova dhe ministri i punëve të jashtme Nikollaj Millkov. Festimet janë nën patronazhin e nënpresidentes. 88 vende janë anëtarë të organizatës së krijuar më shumë se 50 vjet më parë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta kombëtare e punonjësve të transportit publik për paga më të larta

Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e denjë - pagë e mirë! Pa transport, nuk ka ekonomi!", organizuar nga sindikatat më të mëdha...

botuar më 25-04-14 9.33.PD
Foto: Facebook/Miqtë e Detit - Burgas (Tatjana Bajkusheva)

Palombarë shënuan objektet më interesante nënujore përgjatë bregut jugor të Detit të Zi në një hartë

Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara nënujore të vendosura në shtratin e detit përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Zona ujore e mbuluar..

botuar më 25-04-13 5.55.PD

Parashikimi i motit për 12 prillin

Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...

botuar më 25-04-11 7.40.MD