Kori i fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare me kryedirigjente Venecia Karamanova na fton në koncertin e tij tradicional pranveror. Sonte (17.03) në orën 19:00 në skenën e sallës “Bullgaria”, ansambli përjetësisht i ri do të festojë ardhjen e pranverës, si dhe 63-vjetorin e ditëlindjes së vet.
Festën muzikore me fëmijët do ta ndajë shpresa e re e operës - sopranoja Maria Sllavova, soliste shumëvjeçare e Korit të Fëmijëve, kitaristi Vasill Ignatov dhe e talentuara Demetra Anxhalika (marimba).
Kryedirigjente e ansamblit është Venecia Karamanova, dirigjente – Mihaella Koteva, shoqëruese në piano – Siana Atanasova dhe Jana Llolova.
Në programin pranveror të koncertit përveç veprave të kompozitorëve botërorë si Giuseppe Verdi, Astor Piazzola etj., janë përfshirë edhe autorë bullgarë, ndër të cilët Parashkev Haxhiev, Ljubomir Pipkov etj.
"Idhulli i koreve të fëmijëve në mbarë botën" dhe "Një kor i mrekullueshëm i nivelit botëror" - këto janë vetëm një pjesë e vogël e superlativave në shtypin botëror pas turneve të shumtë të Korit të Fëmijëve të BNR, krijuar në vitin 1960. Një markë e dëshmuar e cilësisë më të lartë, me një aktivitet koncertesh jashtëzakonisht të ngopur, dhjetëra çmime dhe një listë të pafund turnesh nëpër botë - kjo është kartëvizita e shkurtër e këtij kori. Akademiku Hristo Nedjallkov ishte themeluesi dhe dirigjenti kryesor i korit nga viti 1960 deri në vdekjen e tij në 2013. Pas tij, kryedirigjentja e korit është Venecia Karamanova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit...