VMZ - Sopot po përgatit një program investimi për të zgjeruar prodhimin e tij sipas standardeve të NATO-së. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së Komisionerit Evropian për Çështjet e Tregut të Brendshëm, Tieri Breton, në ndërmarrjen më të madhe të kompleksit industrial ushtarak në Bullgari.Ai u shoqërua nga ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov dhe zëvendësministrja e ekonomisë Irina Shtonova. Para të ftuarit Stonova theksoi se kompanitë bullgare nga industria e mbrojtjes marrin pjesë aktive dhe prezantohen me sukses si në procedurat e tenderit ndërkombëtarë shumë konkurrues të NATO-së, ashtu edhe në programet aktuale evropiane me fokus mbrojtjen.
Vizita e Bretonit është në kuadër të nismës së BE-së për të rritur urgjentisht prodhimin e municioneve për Ukrainën.
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Përfaqësues të tre fondeve kryesore botërore, të cilët kanë një interes të jashtëzakonshëm për krijimin e qendrave të mëdha të të dhënave në vendin tonë,..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..