Avionët luftarakë rusë Su-27 detyruan një dron amerikan të rrëzohej në Detin e Zi. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni e dënuan incidentin, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se avionët e saj luftarakë nuk kanë qenë në kontakt me dronin amerikan. Uashingtoni pretendon se droni ka fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur është kapur nga dy avionë luftarakë Su-27 në mëngjesin e 14 marsit. Pas një sërë lyerjesh me vajgur të hedhur nga avioni rus, penda e dronit është ngjitur dhe droni është fundosur. Sipas TASS, arsyeja e rënies së dronit ka qenë një manovër e papritur.
Moska e sheh incidentin mbi Detin e Zi si një provokim, tha ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov, pasi u thirr në Departamentin e Shtetit për një shpjegim. Pala amerikane ka protestuar për shkak të "veprimeve joprofesionale" të palës ruse, tha Antonov. Ai theksoi se Moska nuk është e interesuar për konfrontim, por për marrëdhënie pragmatike me Uashingtonin, raporton REUTERS.
Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, do të vizitojë më 15 mars fabrikat ushtarake bullgare në Sopot. Atje ai do të takohet me përfaqësues të industrisë bullgare të mbrojtjes dhe do të bisedojë me ministrin në detyrë të mbrojtjes Dimitër Stojanov dhe zëvendësministren e ekonomisë dhe industrisë Irina Shtonova. Vizita e Bretonit është pjesë e nismës së BE-së për të rritur urgjentisht prodhimin e municioneve për Ukrainën.Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave globale. Kështu deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev në..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshon rezultatet e zgjedhjeve të Asamblesë Kombëtare të mbajtura më 27 tetor 2024...
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..