Nuk ka nevojë për dërgesa të reja të vaksinave kundër Covid-19, pasi nevojat e Bullgarisë janë të kënaqur plotësisht dhe mundësitë e ruajtjes janë të shterur. Gjatë një drekë pune joformale të ministrave të shëndetësisë të vendeve anëtare të BE-së, në kuadër të takimit të rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian për Punësim, Politikë Sociale, Shëndetësi dhe Çështje të Konsumatorit, pjesa “Shëndeti”, në Bruksel, ministri Dr. Asen Mexhidiev tha se ekzistojnë vetëm dy zgjidhje të arsyeshme: ndërprerjen e kontratës me Pfizer Inc./BioNTech Manufacturing GmbH ose ulje drastike të sasive në bazë të nevojave reale, pa kompensim financiar në kurriz të shteteve, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministri Mexhidiev theksoi se nuk ka arsye për të vazhduar qasjen e përgjithshme aktuale dhe në të ardhmen furnizimi me produkte medicinale duhet të organizohet në mënyrë të pavarur nga secili shtet anëtar.
Sipas Mexhidiev, prioritet për vendin tonë është garantimi i një kuadri rregullator që funksionon në interes të pacientëve. Gjatë debatit mbi Strategjinë Globale Shëndetësore të Bashkimit Evropian, Bullgaria këmbënguli që zbatimi i saj të garantohej me një burim pan-evropian, pa rënduar stabilitetin financiar ose pa prekur të drejtën e vendeve anëtare për të përcaktuar në mënyrë të pavarur politikat e tyre shëndetësore, duke përfshirë dhe organizimin në mënyrë të pavarur ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit mjekësor.
Në kuadër të takimit, Bullgaria, Polonia, Lituania dhe Hungaria paraqitën një deklaratë të përbashkët se vendet e tyre nuk mund të pranojnë furnizime të reja nga Pfizer/BioNTech dhe amendamenti aktual i propozuar është i papranueshëm dhe duhet të rinegociohet.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..