Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 11.6 për qind, njofton BTA. Sipas të dhënave të Agjencisë Konsulente “Integrall”, të mbledhura gjatë fushatës aktuale kandidat-studentore për jashtë, trendi i të rinjve që preferojnë të aplikojnë në dy ose më shumë shtete në të njëjtën kohë vazhdon. Deri më tani, 16.5 për qind e studentëve të ardhshëm zgjedhën universitetet në dy ose më shumë vende, krahasuar me 15 për qind në 2022. Kombinimet më të zakonshme janë Holanda me Mbretërinë e Bashkrua ose Holanda me Belgjikën, për shkak të tarifave dhe programeve universitare. Ndër specialitetet më të kërkuara, ka një preferencë të re - atë të shkencave ekzakte. Vendin e parë e zë ende fusha “Biznes dhe Menaxhim” (31 për qind), e ndjekur nga “Matematikë, Fizikë, Astronomi” (30 për qind) dhe “Shkenca Kompjuterike” (26 për qind).
Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit . Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..
Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit . Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars,..