Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri bullgar i energjetikës diskutoi kushtet për dërgimin e karburantit bërthamor francez

Foto: me.government.bg

Ministri bullgar i energjetikës Rosen Hristov u takua në Paris me udhëheqjet e kompanive energjetike franceze Framatom dhe EDF. Tema kryesore e bisedimeve ishte bashkëpunimi në energjinë bërthamore. U diskutuan kushtet e furnizimit të karburantit të freskët bërthamor francez për bllokun № 6 të Centralit të vetëm Bërthamor në Bullgari – “Kozlloduj”, pas marrëveshjes së nënshkruar për këtë më 30.12.2022.Disa ditë më parë, një marrëveshje për furnizimin e karburantit për Njësinë № 5 u nënshkrua me “Westinghouse Electric Sweden AB”.

“Siguria është e mundur vetëm duke diversifikuar furnizimet, kështu që Bullgaria, ashtu si modeli çek, do të ketë të paktën dy furnizues të karburantit të freskët bërthamor. Në këtë mënyrë ne i plotësojmë jo vetëm kërkesat evropiane, por ndjekim edhe praktikat më të mira afariste dhe tregtare”, tha Hristov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Terziev

Ka një mospërputhje 12-fish të të dhënave për pastërtinë e ajrit në kryeqytet

Stacionet matëse të cilësisë së ajrit të Komunës Metropolitane nuk japin informacion të saktë, tha kryetari Vasill Terziev. Sipas tij, ka një mospërputhje në të dhënat e stacioneve komunale në krahasim me ato të organizatave civile, të cilat janë më..

botuar më 24-10-23 5.37.MD

Avioni i parë i prodhimit bullgar F-16 Block 70 fluturoi me sukses në SHBA

Fluturimi testues i suksesshëm i avionit të parë bullgar F-16 Block 70 u krye më 22 tetor 2024 në bazën e prodhimit të kompanisë prodhuese “Lockheed Martin” në Greenville, Karolina e Jugut, SHBA. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në..

botuar më 24-10-23 12.06.MD

Në Shkup kujtuan se për negociatat me BE-në u duhet fqinjësia e mirë me Bullgarinë

Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut Zheljazko Radukov zhvilloi në Shkup një takim me ministrin e çështjeve evropiane Orhan Murtezani, raporton BTA. Murtezani shprehu shpresën për zgjedhje të suksesshme parlamentare në Bullgari, si një..

botuar më 24-10-23 10.39.PD