Gjatë sezonit të dimrit, 70 për qind e turistëve në vend janë bullgarë, tha për BNT Ilin Dimitrov, ushtrues detyre i ministrit të turizmit. Sezoni i dimrit ishte i vështirë, por i suksesshëm. Nuk kishte borë në të gjithë Evropën. Pistat ishin në formë të mirë, u zhvilluan startet për Botërorin, shtoi Dimitrov.
Në pushimoret dimërore u regjistruan 1.4 milionë turistë, që është 28 për qind më shumë se sezoni i kaluar dhe 5 për qind më shumë se para 2019-ës.
Tashmë priten turistët për festat e Pashkëve. Ofertat për muajin prill janë nga 40 euro në ditë dhe arrijnë deri në 250. Reklamimi ynë është shumë i fortë në Rumani, Poloni dhe Çeki, tha Dimitrov. Për sezonin veror priten rreth 4.7 milionë turistë. Një problem me fluturimet çarter po shfaqet për shkak të mungesës së avionëve dhe ekuipazheve të mjaftueshme. Financimi i reklamave turistike është gjithashtu i pamjaftueshëm.
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..