Më 11 mars Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shenjtorit Sofronij, peshkopi i Vracës. Ky letrar dhe iluminist i Rilindjes Kombëtare Bullgare konsiderohet mbrojtësi qiellor i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore dhe i dioqezës, dhe tradicionalisht dita e këtij bullgari të shquar shënohet me veprimtari solemne kishtare dhe mondane në mbarë qytetin.
Sofroni i Vraçanit ishte një klerik, iluminist popullor dhe ndjekësi i parë i veprës së Paisij Hilendarskit. Në fillim të shekullit të 19-të, ai pranohej nga qeveria ruse dhe rumune si përfaqësuesi kryesor i komunitetit bullgar. Ai është autor i përmbledhjes “Nedelnik” - libri i parë i shtypur në gjuhën e re bullgare. Ai u kanonizua shenjtor nga Kisha Ortodokse Bullgare në vitin 1964.
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..
Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..