Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë kujtimin e Shenjtorit Sofronij

Shen Sofronij Vraçanski
Foto: arkiv

Më 11 mars Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shenjtorit Sofronij, peshkopi i Vracës.  Ky letrar dhe iluminist i Rilindjes Kombëtare Bullgare konsiderohet mbrojtësi qiellor i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore dhe i dioqezës, dhe tradicionalisht dita e këtij bullgari të shquar shënohet me veprimtari solemne kishtare dhe mondane në mbarë qytetin.

Sofroni i Vraçanit ishte një klerik, iluminist popullor dhe ndjekësi i parë i veprës së Paisij Hilendarskit. Në fillim të shekullit të 19-të, ai pranohej nga qeveria ruse dhe rumune si përfaqësuesi kryesor i komunitetit bullgar. Ai është autor i përmbledhjes “Nedelnik” - libri i parë i shtypur në gjuhën e re bullgare. Ai u kanonizua shenjtor nga Kisha Ortodokse Bullgare në vitin 1964.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

147 vjet nga Epopeja e Shipkës

“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..

botuar më 24-08-24 12.38.MD

"Gruaja me shumë fytyra" - ekspozitë fotografike për 90 vjetorin e aktores së madhe Tatjana Llollova

Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..

botuar më 24-08-20 6.10.PD

Në Kjustendill shënojnë festën Panagija - Ngritja e Bukës

Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..

botuar më 24-08-14 3.39.MD