“Bullgaria është një nga pikat në botë ku janë përqendruar forcat shpirtërore” – tha shëruesi dhe mësuesi shpirtëror i famshëm Zor Alef. Ai lindi në Moskë, prej nga ishte babai i tij Aleksandër Rudenko - poet, shkrimtar dhe përkthyes rus, por vitet e para të jetës i kaloi në fshatin e Rakovicës të Vidinit (Bullgaria Veriperëndimore) me stërgjyshen e tij bullgare Mara, një mjekëse e famshme. Prej saj, dhe nga nëna e saj Ivanka - një shëruese e famshme në Rusi, ajo trashëgoi aftësitë dhe njohuritë në fushën shpirtërore.
Vetëm 14 vjeç, Zor Alef botoi librin e tij të parë dhe filloi praktikën e tij shëruese dhe shpirtërore. Ai është i bindur se njerëzimi vuan më së shumti nga injoranca dhe citon një apokrifë të shekujve 1-3, ku jepet një shpjegim i detajuar i vuajtjeve të njerëzimit:
“Këto janë shtatë fuqitë e zemërimit: errësira, epshi, injoranca, xhelozia e vdekshme, mbretëria e mishit, dinakëria e mishit dhe urtësia e egër – shpjegoi ai në një intervistë me Desisllava Semkovskën nga Redaksia e Gjuhës Ruse e Radio Bullgarisë.
Në injorancën tonë, ne e konsiderojmë veten si individë të ditur dhe të aftë që posedojnë gjithçka për të qenë të kënaqur dhe të lumtur me jetën. Në injorancë, liderët dhe diktatorët e disa vendeve e konsiderojnë të mundur të imponojnë vullnetin e tyre mbi popullin e tyre dhe kombet e tjera përreth tyre. Urtësia e furishme na bën fanatikë dhe skllevër të ideve dhe qëllimeve të rreme. Errësira është një mungesë e plotë e njohurive, mohim i qëllimeve, prioriteteve dhe nevojës për zhvillim shpirtëror. Në epsh, njeriu kërkon të marrë pushtetin, kontrollin, burimet materiale, trupin, shpirtin, personalitetin e fqinjit, etj.'
Mjeshtri shpirtëror e konsideron racën njerëzore si një zbukurim të hapësirës, por sjellja e një numri të madh njerëzish shkakton mjerime. Pandemia e koronavirusit, lufta në Ukrainë, tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, fatkeqësitë natyrore janë vetëm një nga mënyrat për të pastruar botën, është i bindur Zor Alef:
“Ky nuk është i vetmi mekanizëm, ka shumë më harmonikë”, thekson bashkëbiseduesi ynë. - Raca njerëzore sillet si një ndërhyrës në Tokë, e shkatërron atë dhe ajo përgjigjet me zemërim dhe refuzim. Toka është një gjallesë. Kur një infeksion bakterial hyn në trupin e njeriut, ai e lufton atë. I tillë është reagimi i Tokës. Unë jam larg të menduarit se viktimat janë shkaku i një infeksioni të tillë, por një gjë është e sigurt: shumimi i këtyre fatkeqësive flet për sjelljen agresive progresive të njeriut. Dhe ndoshta më në fund njeriu duhet të zgjohet. Duhet të ketë një ndryshim të dhimbshëm të të menduarit, disa mësime të vështira dhe ndoshta vuajtja dhe dhimbja do t'i mësojnë njerëzit se si të tregojnë dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin, të respektojnë jetën, vullnetin dhe lirinë e të tjerëve. E vërteta dhe dashuria do të shpëtojnë botën, sepse e vërteta na bën të lirë dhe dashuria na bën të plotë. Dhe forca e tretë e madhe balancuese është urtësia.”
Zor Alef ka thënë shumë herë se Bullgaria është një vend i kujtesës mistike në planet. Kjo është edhe arsyeja se pse këtu ka kaq shumë shërues dhe mrekullibërës popullorë.
“Unë besoj se Bullgaria nuk është një vend i rastësishëm në Tokë. Është një udhëkryq unik midis Perëndimit dhe Lindjes. Një tokë me një sasi fenomenale zonash gjeomagnetike, me aktivitet të lartë energjetik - majat e maleve, faltoret e lashta trake si Belintash, Perperikon etj. Kjo tokë ishte djepi i qytetërimit trak – vëren shëruesi. – Unë po shoh një kazan gjenetik unik në të cilin "zihen" së bashku trashëgimia, gjenet, kulturat, përvoja magjike dhe mistike e disa qytetërimeve. Besoj se Bullgaria dhe bullgarët kanë një të ardhme të mirë dhe të begatë dhe periudha e tanishme është një provë për mbarë njerëzimin. Bullgaria nuk është aq e pasur me mundësi materiale sa disa vende evropiane, por është shumë më dinamike. Në Bullgari ka shumë shpirtra të gjallë. Tek bullgarët po shoh një dëshirë për zgjim, për jetën reale: për jetën e shpirtit, të vetëdijes plot energji. Prandaj besoj se ata do të ndërtojnë një hapësirë harmonike, e cila në të ardhmen do ta afrojë Bullgarinë me një tempull njerëzimi. Dhe besoj se njerëz nga shumë vende do të vijnë këtu për frymëzim, shërim dhe ndihmë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Radio Bullgaria, EPA/BGNES, BGNES
Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..
Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..
Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..