Në godinën e Muzeut Historik Rajonal (sheshi "Banski"1) ndodhet një ekspozitë interesante me temë "Rruga hebreje - rindërtimi", e cili përcjell jetën e përditshme të hebrenjve në qytetet bullgare në periudhën pas Çlirimit të Bullgarisë (1878) deri në mesin e shekullit XX. Ekspozita është një iniciativë e Institutit Shtetëror të Kulturës, në partneritet me një sërë institucionesh shtetërore. Ajo përfaqëson një koleksion artifaktesh të ruajtura në muze, arkiva, biblioteka në mbarë Bullgarinë.
Nëpërmjet objekteve të përditshmërisë dhe atyre fetare, si dhe me ndihmën e materialeve të dixhitalizuara, arrihet një përshkrim kronologjik i jetës së hebrenjve në vendin tonë. Paraqiten tema si shfaqja e hebrenjve në trojet tona, sinagoga si qendër shpirtërore e komunitetit, traditat, festat dhe zanatet në familjet hebraike etj. Ekspozita "Rruga hebreje - rindërtimi" u hap më 9 mars, në lidhje me përkujtimin e 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Dyert e Muzeut Historik Rajonal në Sofje do të qëndrojnë të hapura për vizitorët deri më 19 prill.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Muzeu Historik Rajonal në Sofje
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..