“Turizmi në Bullgari po zgjohet dhe shpejtësia e rimëkëmbjes së tij po rritet.” Këtë e deklaroi ministri i turizmit Ilin Dimitrov para BNR-së nga Berlini, ku merr pjesë në ekspozitën më të madhe dhe më prestigjioze ndërkombëtare të turizmit në botë, Internationale Tourismus-Börse. Bullgaria është e përfaqësuar në forum me 44 kompani turistike. Stenda e vendit tonë u vizitua nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit në Kombet e Bashkuara, Zurab Pololikashvili. Bullgaria do të aplikojë për të qenë partnere e ekspozitave më të mëdha turistike në Shtutgart, Lajpcig dhe Hamburg, tha Ilin Dimitrov për BNR. Vendi ynë gjithashtu dëshiron të presë një ekspozitë turistike aventureske të Organizatës Botërore të Turizmit të Aventurës. Pritet që kjo të ndodhë në vitin 2024 ose 2025, me shumë mundësi në Plovdiv.
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..