DIA është pseudonimi artistik i këngëtares Dimana Mirçeva. Tetë vite më parë ajo regjistroi këngën e saj të parë prej autori “Egeja”, e cila u bë menjëherë hit. Atëherë, akoma nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov” në Sofje, ku mësonte këndim popullor, DIA nisi të realizojë stilin e saj karakteristik - një kombinim midis mejnstrimit dhe folklorit, të cilin interpretuesja e re edhe më sot vazhdon ta zhvillojë.
Në “Më djeg” , kënga e saj e parë e vitit 2023, DIA tregon historitë e vërteta të lidhjeve moderne. Ajo hyn në imazhet e ndryshme të gruas moderne për të zbuluar se superfuqia e saj është të jetë lider në dashuri.
“Më djeg” është një këshillë muzikore – thotë DIA. - E vërteta është, se princi mbi kalin e bardhë ekziston vetëm në përralla dhe në realitet nuk vjen kurrë. Në kohën që jetojmë, burrat u bënë më mosbesues dhe janë ata që ruajnë me xhelozi zemrën e tyre. Vetëm gruaja që ka guximin të pranojë ndjenjat e saj, të digjet në to, të bëjë hapin e parë dhe të marrë timonin e dashurisë në duart e veta, hyn në një lidhje të pasionuar.”
Në këngën e saj të re “Më djeg”, krijuar me mbështetjen e Fondit Kombëtar të Kulturës, DIA punon për herë të parë me autorin e njohur të këngëve Denis Popstoev. I njohur për punën e tij për disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës, Denis pranon se projekti me këngëtaren DIA ishte një veprim i pazakontë edhe për të.
Të dyja bashkohen rreth maksimës se sfida nuk është t’i japish folklorit një tingull modern, por të ruash autenticitetin e tij në një tingëllim modern.
Tandemi punon në mënyrë aktive në detajet e këngës, duke krijuar muzikën së bashku. DIA shkroi tekstin dhe melodinë, dhe Denis shtoi aranzhimin mjeshtëror.
Detari i fundit në hitin e përfunduar shtohet nga videoja interesante. Madhështia e saj, gruaja moderne, luan rolin kryesor. Ekipi vizual që krijoi imazhin e ndjen mesazhin në tekstet e “Më djeg” - vajzat e guximshme janë gjithmonë një hap përpara të tjerëve - dhe e gërsheton atë në mënyrë imponuese në kuadrot.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”),..