12-vjeçari Kallojan Geshev nga Sofja mbrojti titullin e tij botëror në shpejtësinë e llogaritjes mendore. Për të dytin vit radhazi është numri një, njoftuan organizatorët e Kampionatit Botëror të Matematikës së Shpejtësisë Mendore.
Medaljet e argjendta dhe të bronzta e fituan përfaqësuesit nga India. Deri në raundin e fundit, Kallojan dhe rivali i tij kryesor Arjan Shuklla nga India kishin rezultate të barabarta, por Geshev arriti të mbizotërojë, duke zgjidhur problemën e vështirë përfundimtare në vetëm 8 sekonda.
Në historinë e konkursit, në të cilin marrin pjesë më shumë se 50 fëmijë nga 13 vende, djali bullgar është i dyti nga Evropa që fiton konkursin.
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..