Për momentin, zinxhirët masive të shitjes me pakicë po vendosin një rritje prej 80-90% për ushqimin, tha për Nova TV ministri në detyrë i ekonomisë, Nikolla Stojanov. Qeveria synon të fusë një lloj "tavani" në formimin e çmimeve prej 20 ose 25%. Tregtarët që vendosin një marzh më të madh do të detyrohen ta deklarojnë atë në Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili do të kontrollojë formimin e çmimit. Qëllimi i qeverisë së përkohshme është të ulë çmimet me 20-30%. Deri në fund të javës, do të fillojë së funksionuari një faqe krahasimi që tregon çmimet e ushqimeve në BE dhe në Bullgari, tha Stojanov. Sipas ministrit, rritja e inflacionit është nxitur edhe nga rritja e tepruar e të ardhurave në vitin 2022.
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global..