Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendet ikonike në Amerikë shkëlqejnë me trengjyrëshin bullgar

Willis Tower në Çikago
Foto: BGNES

Vendet emblematike në Amerikën Veriore dhe Jugore do të ndriçohen me ngjyrat e flamurit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe, për nder të festës kombëtare të Bullgarisë - 3 marsit, Çlirimit nga zgjedha osmane. Midis tyre janë antenat e ndërtesës më të lartë në Çikago - Willis Tower, njoftoi Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në qytet.

Ura Përkujtimore Frederick Douglass do të ndriçohet në Uashington. Dritat do të jenë të dukshme më 3 mars pas orës 18:30 me orën lokale deri në mëngjesin e ardhshëm.

Nga ora 17:00 deri në orën 21:00 me orën amerikane, Rrota e Ferrisit në Seattle do të ndizet në ngjyrë të bardhë, jeshile dhe të kuqe. Ideja u realizua me ndihmën e Konsulles së Nderit të Bullgarisë në Uashington, Elka Ruskov.

Edhe sivjet Ujëvara e Niagarës do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit bullgar, njoftoi Konsullata jonë e Përgjithshme në Toronto të Kanadasë. Shfaqja e dritës do të mbahet sot midis orës 22:00 dhe 22:15 me orën kanadeze. Për festën e Republikës së Bullgarisë, do të ndriçohen disa ndërtesa të tjera ikonike në provincat Alberta dhe British Columbia.

Statuja e njohur e Krishtit Shëlbues në Rio de Zhaneiro do të ndriçohet gjithashtu me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar më 3 mars. Kjo është bërë me një iniciativë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkimit Bullgar të Futbollit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD