Në 24 orët e fundit u zbuluan 60 raste të reja me koronavirus nga 2683 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 2 për qind e mostrave rezultuan pozitive. Gjysma e të sapo infektuarve nuk kanë imunizim kundër koronavirusit.
Në spitale trajtohen 226 pacient, prej tyre 26 janë në terapi intensive. 72 për qind e 18 të sapo pranuarve nuk kanë vaksina kundër Covid. Nuk u regjistrua asnjë vdekje me koronavirus të konfirmuar në 24 orët e fundit.
Rastet aktive janë 2987,gati 200 më shumë se një javë më parë.
Askush nuk u vaksinua kundër koronavirusit të mërkurën.
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..