Një verore gjigante, 2.05 m e lartë dhe me peshë 3 kg, tashmë zbukuron Sheshin “Svoboda” në qytetin danubian Silistra. Ajo ka ngjyrat e trengjyrëshit bullgar dhe është punuar nga fëmijët dhe mësuesit e Qendrës për Nevoja të Veçanta Arsimore në qytet. Shërbimet e saj shfrytëzohen nga 43 fëmijë të moshës 5 deri në 19 vjeç. Qendra do t’u ofrojnë institucioneve për të blerë krijimtarinë gjigante në mënyrë që ata të mund të rinovojnë kutinë e rërës së qendrës – “për një bordurë druri, dysheme që thith goditjet. Atje, fëmijët do t’i nënshtrohen terapisë, me loja do të kenë mundësinë të shprehen spontanisht botën e tyre të brendshme dhe emocionet”, tha para korrespondentes së BNR në Silistra Nezabravka Kirova, drejtoresha e qendrës Neli Marinova.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..