Viti 2023 do të mbahet mend si një vit i rëndësishëm për zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA). Ekspertët parashikojnë se chatbot-i i ri falas i OpenAI-t po përhapet si flakët e zjarrit në ueb dhe do të transformojë plotësisht jetën tonë në të ardhmen e afërt. Vetëm dy muaj pasi u lançua, ai bëri për vete 100 milionë përdorues, duke u bërë aplikacioni me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave. U fol për një revolucion të paprecedentë teknologjik.
Inteligjenca artificiale ka kohë që po ndryshon jetën tonë, por shumë nga ndryshimet janë të fshehura dhe të pavetëdijshme. Tani, megjithatë, njerëzit do të fillojnë të kenë ndërveprim më të drejtpërdrejtë me IA. Për shembull, me chat GPT, ne realisht mund të komunikojmë me IA në formë bisede. Megjithatë, IA nuk mendohet se do të zëvendësojë plotësisht disa profesione në të ardhmen e afërt, por ka gjasa të bëhet asistenti ynë personal që do të marrë përsipër detyrat më banale, parashikon Hristo Tomov, një ekspert i IA.
Deri më tani, aplikacionet e reja të IA ofrojnë dukshëm një vëllim më të gjerë informacioni në gjuhët më të përhapura, si anglisht, spanjisht, gjermanisht, etj. Megjithatë, gjuhët "e vogla", si bullgarishtja, mbeten pak prapa. Por jo për shumë kohë falë përparimit të shpejtë të përkthimit teknik me makineri.
Pyetja është se sa të gatshëm jemi ne, bullgarët, për t'u përballur me shpërthimin e afërt teknologjik të IA?
“Për mendimin tim, ne nuk jemi të përgatitur, por do të thoja që askush nuk është i përgatitur për këtë moment”, thekson Hristo Tomov dhe shton:
“Tek bullgarët ka ndoshta pak më shumë mosbesim ndaj teknologjive të reja, hyrje pak më e ngadaltë e inovacioneve dhe vendosjen e rregulloreve adekuate në këtë fushë. Në të ardhmen e afërt do të jetë shumë e rëndësishme se si autoritetet rregullatore do t'i përgjigjen ndryshimeve që po ndodhin për të balancuar dhe parandaluar abuzimin me teknologjitë e reja dhe në të njëjtën kohë - për të ofruar hapësirë të mjaftueshme për të përdorur avantazhet e tyre. Nga ana tjetër, është mirë të theksohet se brezi i ri është dukshëm më i hapur ndaj këtyre ndryshimeve dhe është në nivel botëror në këtë drejtim”.
Në Bullgari po bëhen përpjekje serioze në fushën e zhvillimit të IA. Ato lidhen jo vetëm me aplikimin e gjerë të teknologjive të tanishme, por edhe me zhvillimet në këtë fushë. Shembull i mirë është Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji - ISHKIAT i hapur së fundmi, me bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare të shtetit bullgar. “Qëllimi i këtij institucioni është të krijojë shkencë në nivel sa më të lartë botëror në fushën e teknologjive të reja”, thotë Hristo Tomov. Në këtë situatë, a ka rrezik që të moshuarit dhe të pashkolluarit, që nuk janë pak në vendin tonë, të mbeten të përjashtuar nga realiteti i ri?
“IA mund të hapë dyert për këta njerëz. Deri më tani kërkoheshin njohuri të specializuara për të gjetur informacion në internet. Por IA do të ndryshojë mënyrën se si ne punojmë me informacionin, duke e bërë atë të aksesueshëm për njerëzit e të gjitha niveleve arsimore dhe njohurive teknike. Momenti kur puna me burime të tilla informacioni do të përbëjë një bisedë të thjeshtë me një program të caktuar, së bashku me avancimin e këtyre inteligjencave artificiale të përpunimit të gjuhës natyrore, distanca midis atyre që janë më të avancuar dhe atyre që janë më prapa me teknologjitë e reja do të zvogëlohet" - parashikoi Hristo Tomov.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Hristo Tomov, arkiva
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata..
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit..