Fëmijë, prindër dhe mësues nga shkollat bullgare anembanë botës morën pjesë në punishten e veroreve për të përdredhur fijet e bardha dhe të kuqe duke uruar për shëndet, fat dhe... Pranverën. Çdo vit më 1 mars, bullgarët, pavarësisht se ku ndodhemi, ndjekim një traditë shekullore të vendosim në kyçin e dorës ose xhaketën e të afërmve dhe miqve këtë simbolshumëngjyrësh të fillimit të ri.
Me shumë humor, entuziazëm dhe imagjinatë, fëmijët e shkollës bullgare në Milano krijuan personazhet tradicionale të veroreve të quajtur “Pizho dhe Penda” dhe shumë hajmali të tjera të bukura për shëndet, duke i treguar njëri-tjetrit legjendën e mrekullueshme të verores. Përsëri ndërthurëm fijet e bardha dhe të kuqe në një fije - filli i dashurisë. Ne u mbushëm përsëri me verore - për shëndet dhe fat”, ka shkruar në Facebook Gergana Hristova, themeluese e shkollës së parë bullgare në Milano.
Më 26 shkurt në qytetin italian u mbajt një punishte për verore në kuadër të festivalit “Pranvera ballkanike në të bardhë e të kuqe”. Tashmë është bërë traditë me rastin e 1 Marsit që komunitetet e bullgarëve, rumunëve dhe moldaveve në qytetin italian të festojnë së bashku Pranverën, duke i dhuruar njëri-tjetrit verore.
Edhe nxënësit më të vegjël në Shkollën e Parë Bullgare “Vasill Levski” në Las Vegas, SHBA, me ndihmën e prindërve të tyre, arritën të krijojnë verore sipas modelit dhe me padurim pritën Gjyshe Martën.
Imazhe të Gjyshe Martës së dashur u krijuan edhe nga bullgarët në Madrid. Aktivitetet e fëmijëve në shkollën e së dielës "Elin Pelin" në kryeqytetin spanjoll u mbështetën nga studentët vizitorë-mësues të ardhshëm nga Universiteti i qytetit bullgar Veliko Tërnovo "Shën Kirill dhe Shën Metodij", të cilët mbërritën posaçërisht për t'i ndihmuar në mësimet e tyre në gjuhën bullgare dhe histori.
Për të dytin vit, fëmijët e shkollës bullgare në Krakov të Polonisë bëjnë vetë verore. “Përveç fëmijëve tanë, erdhën edhe nxënësit e ardhshëm, si dhe një familje polake që bëriverore me ne. Gëzuar festën e Gjyshe Martës!” – u lëvduan nga shkolla me një postim në faqen e tyre në FB.
Ja dhe bukuritë e bëra nga bullgarët nga shkolla e së dielës "Vasill Levski" në Benidorm, Albir, Alfaz del Pi, Spanjë:
“Bukuria e Bullgarisë sonë të vogël tashmë është këtu mes neshnë Nju Jork. Ëndrra ime për një tryezë të mbushur me verore tani u bë një realitet. Besoj se së bashku do të vazhdojmë ta ruajmë këtë traditë tonën, do t'ua përcjellim fëmijëve, nipërve dhe mbesave! Ju uroj shumë shëndet, lumturi dhe dashuri!”, ka shkruar një bullgare nga Nju Jorku, e cila i kushtoi kohën dhe zemrën e saj përgatitjes së veroreve. Ajo quhet Vanja dhe tashmë ka arritur të kënaqë shumë nga bashkatdhetarët tanë përtej oqeanit me krijimet e bëra nga duart e saj përmes "makinës udhëtuese me verore".
“Gëzuar festën e Gjyshe Martës” është urimiqë ibëjmë gjithmonë njëri-tjetritnë 1 marsnë Bullgari. “Të jeni si veroret – të bardhë e të kuq – të gëzuar dhe të shëndetshëm gjatë gjithë vitit! - uron Diana Gllasnova nga Kroacia - Ky është një zakon bullgar, nga i cili buron një frymë shprese, dashurie dhe tradite. Veroret janë një simbol i dëshirave për shëndet të mirë, forcë dhe një jetë të gjatë të lumtur. E bardha simbolizon pastërtinë, pafajësinë, lumturinë dhe bukurinë, ndërsa e kuqja - vitalitetin, shëndetin, dashurinë dhe fitoren."
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..
Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..
Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..
Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të..