Të ardhurat dhe përmirësimi i cilësisë së jetës janë faktorët kryesorë në luftën kundër migracionit dhe fenomenit të “ikjes së truve”. Rreth kësaj u bashkuan pjesëmarrësit e një konference ndërkombëtare në Sofje, kushtuar integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në forum marrin pjesë sindikalistë dhe ekspertë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Rumania, Shqipëria, Franca, Austria.
"Të gjitha vendet e Ballkanit vuajnë nga i ashtuquajturi fenomen "ikja e truve" për dy arsye - eliminimin e mjeteve të jetesës dhe mundësinë që kjo fuqi punëtore të lëvizë lirshëm. Një forcë punëtore shumë e kualifikuar që punon me paga të ulëta mund të ekzistojë vetëm në kushtet e një diktature” - tha kryetari i Konfederatës së Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov.
Sipas ekspertëve, emigracioni i vazhdueshëm dhe varfëria në rritje në rajon jo vetëm që e pengojnë procesin e integrimit europian, por edhe thellojnë hendekun në standardet e jetesës.Zëvendësministri i Mbrojtjes Radostin Iliev theksoi se në qëndrimin e vendit tonë për samitin e NATO-s në Uashington, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, nuk ka asgjë që do të dëmtonte interesin tonë kombëtar ose do të kërcënonte sigurinë..
Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa ditën - kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore. Kushtet e breshrit po..
Presidenti Rumen Radev nuk e pranon propozimin e Këshillit të Ministrave për të udhëhequr delegacionin bullgar dhe për të marrë pjesë në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Uashington, njoftoi Presidenca. Kreu i shtetit nuk pranon disa..
Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë..