Shkrimtari shqiptar Stefan Çapaliku do të prezantojë librin e tij “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” në Universitetin e Sofjes “Shën” Kliment Ohridski”. Ngjarja është më 2 mars në orën 17:00, njoftojnë organizatorët nga Shtëpia Botuese “Ergo”, Universiteti i Sofjes dhe Shtëpia e Letërsisë dhe Përkthimit. Përveç autorit, në këtë aktivitet parashikohet të marrin pjesë edhe përkthyesja Rusana Bejleri (ish-redaktore në Redaksinë e Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë) dhe botuesi Martin Hristov, njofton BTA. “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” është një trilogji autobiografike që paralelizon ndryshimet në jetën e një individi dhe shoqërie në Shqipëri gjatë 50 viteve të fundit.
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..
Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..