Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukrainas dhe bullgarë qëndruan krah për krah kundër agresionit rus në Ukrainë

Foto: BNR, Varna

Bullgarët dhe ukrainasit që gjetën një shtëpi të dytë në Bullgari pas fillimit të luftës morën pjesë në mitingje në qytete të ndryshme të Bullgarisë. Mbi 100 refugjatë nga Ukraina u mblodhën përpara Sallës së Sporteve në Varna për të apeluar për paqe. Me një program artistik ata shprehën mirënjohjen e tyre edhe për Bullgarinë - për mikpritjen dhe ndihmën. Një miting u mbajt edhe para ndërtesës së Bashkisë së qytetit Burgas. Numri më i madh i refugjatëve ukrainas janë të vendosur në hotele dhe baza shtetërore në rajonin e këtij qyteti bregdetar.

Në kishën “Shën Dimitër” në Plovdiv u mbajt lutje për civilët dhe ushtarët e rënë ukrainas. Iniciativa ishte e Konsullatës së Nderit të Ukrainës në qytet. Të pranishëm ishin dhjetëra ukrainas që jetojnë dhe punojnë në Plovdiv. Në shenjë mbështetjeje për popullin ukrainas, ndërtesa e komunës së qytetit Stara Zagora ndriçon sonte me ngjyrat e flamurit ukrainas.

Gjithsej 4400 refugjatë ukrainas gjetën jetesën në vendin tonë përmes zyrave të punësimit dhe 2000 të tjerë gjetën punë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me një punëdhënës.

Më shpesh, ata janë të punësuar në industrinë e hotelerisë dhe restoranteve. Sondazhet mes refugjatëve ukrainas tregojnë se 40 për qind e tyre nuk kanë ndërmend të fillojnë punën, por në të njëjtën kohë synojnë të qëndrojnë në Bullgari. “Fakti që ata janë kryesisht në resorte dhe jo në qytetet e mëdha nuk lejon integrimin e tyre më të mirë”, komentoi zëvendësministrja sociale Natalija Efremova për BNR.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asenovgrad e mirëpriti kontingjentin tonë të kthyer nga Kosova

Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..

botuar më 25-03-11 6.35.MD

Parlamenti shqyrton rastin e rezultateve të zgjedhjeve

Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..

rinovuar më 25-03-11 5.31.MD

Partia “Veliçie” organizon protestë kundër zëvendësimit të votës

Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..

botuar më 25-03-11 3.23.MD