Një miqësi e vërtetë, pak xhelozi, shkencë dhe një njeri-ujk misterioz që fshihet nëpër pyll, presin shikuesit në filmin e ri për fëmijë "Rasti Tesla", i cili do të shfaqet në kinematë në vendin tonë në fund të marsit. Tani për tani, nga traileri arrijmë të zbulojmë pak mbi personazhet Toni dhe Raja si dhe mbi historinë e filmit.
Shikuesit e vegjël më në fund do të kenë mundësinë të shikojnë një film modern bullgar artistik për fëmijë, me shumë aventura, por edhe mësime nga regjisori Andrej Haxhivasilev.
Një javë më parë, "Rasti Tesla" dhe Andrej Haxhivasilev morën pjesë në programin dhe takimet e stendës bullgare në tregun evropian të filmit në festivalin "Berlinale". Dhe gjithashtu në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane të Filmave për Fëmijë. Në Berlin, "Rasti Tesla" mori 4 përzgjedhje të tjera dhe tashmë ka fituar edhe një çmim - çmimin e publikut për filmin më të mirë, në programin konkurrues të edicionit të 40-vjetorit të Festivalit të Filmit Bullgar "Trëndafili i Artë".
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..