Gjatë një operacioni të Kryedrejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, dy persona u arrestuan për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të gjysmë kilogrami kokainë, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar BNT. Aksioni i policisë speciale është zhvilluar mbrëmë vonë në territorin e Kjustendilit.
Dy të arrestuarit janë 35 dhe 40 vjeç dhe nuk kanë precedentë penalë. Rasti është duke u hetuar së bashku nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Agjencia Amerikane për Luftimin e Drogës.
Është ngritur procedura paraprake e Prokurorisë së Qarkut në Kjustendill, nën mbikëqyrjen e së cilës po kryhet operacioni.Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..