Ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov ka konfirmuar se ka marrë një letër nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme, Josep Borrell për furnizimin me municione për Ukrainën. Dje, Borell u dërgoi letra të gjithë ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare duke kërkuar që t'i siguronin Ukrainës municione të disponueshme në magazinat e tyre. Sipas ministrit, ka dokumente të qarta se çfarë rezervash municioni duhet të mbajë Bullgaria. Nëse këto rezerva shkelen, qëndrueshmëria dhe aftësitë e ushtrisë bullgare do të dëmtoheshin.
Stojanov deklaroi kategorikisht se në lidhje me ndihmën për Ukrainën, ministria ka zbatuar me përpikëri vendimin e Kuvendit Popullor. "Sigurimi i sistemeve raketore kundërajrore për Ukrainën pa u zëvendësuar me të tjerë do të thotë vetëm një gjë - humbje e sovranitetit ajror. Duke pasur parasysh faktin se aviacioni ynë luftarak është në gjendje të rëndë, dhënia e sistemeve tona raketore kundërajrore është një minus i madh dhe ne nuk do të mund të mbrojmë qiellin bullgar”, ishte kategorik ministri.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..