Në prag të përvjetorit të parë të pushtimit rus, Ukraina dhe Rusia lobuan para vendeve të OKB-së për mbështetje përpara votimit në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh, njoftoi BTA. Rezoluta e propozuar nga Ukraina, e cila thekson “nevojën për të arritur në kohën më të shkurtër të mundshme një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, pritet të miratohet, në përputhje me Statutin themelues të Kombeve të Bashkuara.
Projekt-rezoluta nuk ka karakter të detyrueshëm, por ka peshë politike dhe pasqyron kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit të kaluar që Moska të tërheqë trupat e saj dhe të ndërpresë armiqësitë. Kujtojmë se rezoluta të ngjashme u votuan vazhdimisht kundër Izraelit, për shkak të politikës së tij agresive ndaj vendeve fqinje arabe, por ato kanë mbetur pa pasoja.
Nga ana e saj, Rusia e caktoi tekstin si “të pabalacuar dhe anti-rus” dhe u kërkoi vendeve të votojnë kundër tij. Në një sesion të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kushtuar Ukrainës, përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse në OKB, Vasilij Nebenzja, tha se me veprimet e tij, Perëndimi kërkon t’i shkaktojë Rusisë një disfatë strategjike, ta copëtojë dhe ta shkatërrojë atë.
Në fjalimin e tij para veteranëve ushtarakë me rastin e Ditës së Mbrojtësit të Atdheut, presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë treshen e saj bërthamore dhe këtë vit do të vihen në detyrë luftarake lëshuesit e parë të kompleksit raketor “Sarmat” me një raketë të re të rëndë. Ai falënderoi veteranët e Luftës së Dytë Botërore dhe në mënyrë specifike iu drejtua pjesëmarrësve në atë që ai e quajti një “operacion special ushtarak”, duke përsëritur tezën e tij se territoret e aneksuara ukrainase i përkasin historikisht Rusisë.
Përpara se të kthehej në Uashington, presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi tërheqjen e Rusisë nga traktati i armëve bërthamore si një gabim të madh dhe shprehu besimin se do të korrigjohej. Sipas Biden, Rusia nuk ka ndërmend të shfrytëzojë armë bërthamore apo diçka të tillë.
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..