Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2.2 për qind e mostrave rezultuan pozitive për Covid-19

Foto: Pixabay

Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 70. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 2.2 për qind nga 3130 testimet e kryera rezultuan pozitive.

Në spitale trajtohen 196 të infektuar, prej tyre 25 janë në terapi intensive.

Janë 19 të sapoardhur në spitale dhe 63.16 për qind e tyre nuk kanë vaksina kundër koronavirusit.

Në 24 orët e fundit vdiq një pacient me Covid të konfirmuar.

Në 24 orët e fundit u imunizuan 91 veta. Në vendin tonë janë 2 075 954 persona me ciklin  e përfunduar të vaksinimit. Me doza përforcuese janë 943 315 veta, dhe me një dozë përforcuese të përshtatur, 70 745.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD