Prokuroria raportoi një rritje drastike të proceseve kundër trafikantëve të emigrantëve. Në vitin 2019 u regjistruan 670 procese të reja, ndërsa në vitin 2022 ishin 2626. Vitin e kaluar për trafikimin e migrantëve u dënuan 2208 persona, ndërsa në vitin 2020 të dënuarit ishin 720. Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e kryeprokurores Sijka Mileva. Ajo kujtoi se krimet e trafikimit hetohen nga Ministria e Brendshme dhe bëri thirrje për një punë më aktive për ndërprerjen e trafikimit të emigrantëve.
Ministria e Punëve të Brendshme po punon në mënyrë aktive për problemin e migrimit të paligjshëm. Këtë e deklaroi ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev. Ai gjithashtu tregoi se është planifikuar dërgimi i aparateve fluturuese pa pilot përgjatë kufirit tonë me Turqinë. Ato do të përdoren si në luftën kundër migracionit të paligjshëm ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, 110 km të kufirit janë teknikisht të pasigurta. Në fund të vitit 2022, KE ndau 141 milionë euro për këtë qëllim, të cilat ende nuk janë të absorbuar, kujtoi Demerxhiev.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..