Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liderët e Bukureshtit-9 takohen në Varshavë

Presidenti polak Andrzej Duda dhe presidenti amerikan Joe Biden, dje në Varshavë
Foto: BGNES

Krerët e vendeve të grupit të vendeve të ish-Bllokut Lindor (Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia) do të bisedojnë sot në Varshavë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Themeluar në vitin 2015 organizata Bukuresht-9 përfshin të gjitha vendet nga krahu lindor i NATO-s që i janë bashkuar aleancës perëndimore. Shumica e tyre janë ndër vendet që mbështesin më fort dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën, disa prej tyre bëjnë thirrje gjithashtu për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Në takim, Biden pritet t'u konfirmojë liderëve të nëntë vendeve se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur sigurinë e tyre dhe për të diskutuar me ta për veprimet e ardhshme të përbashkëta në lidhje me Ukrainën.

Ndërkohë, doli se Rusia po pezullonte marrëveshjet sipas traktatit të ri START për Reduktimin e Armëve Bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar shqetësim tek aleatët e Aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se vendimi i Rusisë po e bën botën një vend më të rrezikshëm dhe i kërkoi Moskës ta rishqyrtojë këtë vendim. Traktati i ri kufizonte numrin e kokave strategjike bërthamore që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të vendosnin, si dhe vendosjen e raketave dhe bombarduesve të lëshuar nga sipërfaqja dhe uji. Duke i dhënë fund kësaj marrëveshjeje, Kremlini paralajmëroi se mund të rifillojë testet bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë fillimisht. Si një argument për vendimin e Rusisë, presidenti Vladimir Putin vuri në dukje se NATO ka më shumë se një forcë bërthamore dhe ato janë të drejtuara kundër palës ruse. Putin theksoi gjithashtu se Perëndimi ka shpenzuar 150 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe se ky fluks fondesh nuk po zvogëlohet, me synimin për të eliminuar Rusinë përgjithmonë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave nga Agjencia Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD