30 vjet pas pranimit të Bullgarisë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, drejtori i Qendrës Franceze për Artin Bashkëkohor "Georges Pompidou" Xavier Rey ishte mysafir i Galerisë Kombëtare të Arteve në Sofje. Aty, në atmosferën aristokratike të sallës së Ballove, në dialog me kritiken e artit Jara Bubnova dhe audiencën, ai foli për historinë e muzeut, për lidhjen e tij organike me mjedisin, si tërheq dhe përzien audiencën e tij dhe për bashkëpunimin e mundshëm me Bullgarinë. Leksioni i tij "Muzeu i Artit Sot: Koleksionet, financimi dhe publiku në zhvillim" ishte pjesë e ekspozitës së Galerisë Kombëtare "Zhorzh Papazov - Illuminatori", një artist i lidhur me surrealizmin dhe lëvizjet avangarde të gjysmës së parë të shekullit XX. , arti i të cilit e çoi nga Jamboll në Pragë, Vjenë, Berlin dhe më në fund - në Paris.
E themeluar në vitin 1977, Qendra „Georges Pompidou“ nuk është thjesht një galeri. Në të ka një bibliotekë publike dhe kërkimore, një qendër për dizajnin industrial, një institut për studimin e muzikës, zërit dhe akustikës - një ide inovative në vitet 1970 të shekullit të kaluar:
„Muzetë kanë ndryshuar shumë që nga hapja e Qendrës „Pompidou“ dhe në një farë mënyre i ka dhënë shtysë transformimit të muzeut nga një vend i dijes në një vend të bukurisë, edukimit, lidhjes sociale, jetës dhe ndarjes.“, tregon Xavier Rey.
Funksioni i muzeut është i mishëruar në ndërtesën e tij – një utopi arkitekturore ku nuk ka kundërshti midis mjedisit jashtë dhe brenda, dhe hapësira përpara muzeut është vazhdimii tij natyror. Ndryshe nga muzeu klasik - një pallat madhështor, monumental, ku futesh si në një ndërtesë kulti, "Pompidou" është i hapur ndajgjithçkaje, përfshirë kulturën dhe dijen.
„Ndërtesa u konceptua si pasardhëse e katedraleve gotike të Mesjetës”, shpjegon drejtori i Qendrës „Pompidou“. Pse? – Sepse është projektuar në bazë të racionalizmit arkitekturor. Gjatë mesjetës, struktura mbajtëse e katedrales duhet të ishte e dukshme. Në shekullin e 20-të mund të shihet jeta e ndërtesës: uji, ajri, energjia elektrike, njerëzit brenda.“
Muzeu, i cili aktualisht ka degë në Bruksel, Malaga, Shanghai dhe Jersey City, nuk është “vetëm një vitrinë për artin francez, por një vend për dialog me artin e krijuar në Francë – sigurisht që nuk ka të bëjë vetëm me artin e bërë nga francezët. Jemi pranë ekspozitës së mrekullueshme retrospektive të Zhorzh Papazovit, i cili është shembull i artistëve që një pjesë të jetës së tyre e kaluan në Francë dhe që janë pjesë e komunitetit artistik evropian, madje edhe botëror”. Ky është pikërisht kuptimi që i jepet "kombëtar".
A mund të presim hapjen e një dege të re të Qendrës „Pompidou“ në Bullgari apo Evropën Lindore? Fatkeqësisht jo. Muzeu, ku tani për tani janë ekspozuar vetëm dy artistë bullgarë - Nedko Sollakov dhe Krasimir Terziev - nuk ka gjasa të prezantojë ekspozitën retrospektive të Zhorzh Papazov, sepse duhet t'i nënshtrohet rinovimeve në shkallë të gjerë që nga viti 2025, ndërsa deri atëherë programi është i plotë.
“Nga ana tjetër, artistët që u futën në aventurën e surrealizmit në Bullgari dhe në Evropë do të jenë të pranishëm në ekspozitën kushtuar surrealizmit, të cilën e kemi përgatitur prej dy vitesh, me rastin e njëqindvjetorit të Manifestit të Surrealizmit të Andre Bretonit. në vitin 2024.”, premtoi drejtori i Qendrës „Pompidou“ gjatë vizitës së tij në Sofje.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook /Национална галерия, Centre Pompidou, Marija Stoeva
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...