Tre punonjës të Europolit janë dërguar në Bullgari për të hetuar tragjedinë me 18 emigrantët e vdekur të gjetur në një kamion pranë fshatit Llokorsko të Sofjes, bënë të ditur burimet e Komisionit Evropian. Dy oficerë janë dërguar në ndihmë të policisë kufitare dhe një analist në Drejtorinë e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar. Menjëherë pas incidentit, autoritetet bullgare iu drejtuan Europolit për ndihmë, shtuan burimet e BNR.
Sipas zëdhënëses Anita Hiper, ky rast nuk do të ndikojë në qëndrimin e Komisionit për hyrjen e Bullgarisë në Shengen. "Sfidat e migracionit janë të përbashkëta për të gjithë BE-në," tha ajo.
Ndërkaq, në Greqi u arrestua i kërkuari për vdekjen e 18 emigrantëve – Valentin Hristov, raportoi BNT. Ai u ndalua në afërsi të kufirit midis Turqisë dhe Greqisë, në rrugën midis Aleksandropolis dhe pikës kufitare "Kapiten Petko Voivoda". Hristov do të ekstradohet në vendin tonë, me kërkesë të prokurorisë bullgare, brenda dy muajsh. Deri atëherë ai do të qëndrojë në një burg grek.Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..