Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është duke u zhvilluar procedura për njohjen e komunitetit bullgar në Kosovë

Foto: president.bg

Në kuadrin e vizitës së saj në Kosovë me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit nënpresidentja Ilijana Jotova vizitoi zonat ku jetojnë kosovarë me vetëdije bullgare. Ajo u takua me përfaqësues të shoqatës “Bullgarët e bashkuar në Kosovë” në Kërstec, si dhe me anëtarë të “Shoqërisë Kulturore dhe Arsimore të Bullgarëve në Zhupë, Podgorë dhe rajon”, transmetoi BTA.

Në Kosovë nuk ka minoritet bullgar të njohur zyrtarisht. Komuniteti bullgar, i cili është rreth 15 000 veta, është pjesë e popullsisë së komunës së Dragashit, ku përfaqësohet në 20 fshatra, Prizrenit me 19 fshatra, Rahovecit dhe Shtërpcës, ku ka 10 fshatra me bullgarë.

Në janar 2023, ata paraqitën një peticion të dytë në Parlamentin e Kosovës duke kërkuar që të njihen si komunitet i pavarur. Jotova në takimin me bashkatdhetarët deklaroi se pas bisedimeve me përfaqësuesit e Kosovës dhe presidenten Vjosa Osmani, në personin e saj sheh garant që nënshkrimet kësaj radhe nuk do të humbasin siç ndodhi në vitin 2018 dhe do të kalojnë nëpër Kuvend. Osmani propozoi që derisa procedurat për marrjen e statusit të komunitetit janë duke vazhduar, bullgarët në Kosovë të kenë përfaqësuesin e tyre në Këshillin Konsultativ për Pakicat Kombëtare.

Ndër pjesëmarrësit në takim ishin bullgarë nga Kosova, të diplomuar në arsimin e lartë në Bullgari dhe studentë aktualë. Komuniteti bullgar pranoi me dëshirë dhe gatishmeri synimin për organizimin e shkollave të së shtunës dhe të së dielës në qytetet më të mëdha për të mësuar gjuhën moderne bullgare, e cila do të ndihmonte edhe në ndjekjen e mëtejshme të arsimit të lartë në Bullgari, por edhe për ruajtjen e traditave dhe kulturës.

Nënpresidentja Jotova u dhuroi të dyja shoqërive libra në gjuhën bullgare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD
Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD