Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka një propozim që aeroporti ndërkombëtar në Sofje të marrë emrin Levski

Foto: архив

Kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave Julian Revallski propozon që aeroporti ndërkombëtar në Sofje të marrë emrin e Vasill Levskit. Ai i dërgoi një letër kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev me idenë që Këshilli i Ministrave të shqyrtojë propozimin, njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.

Rasti është pikërisht përkujtimi i 150-vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski - një nga personalitetet më të ndritura në historinë tonë kombëtare.

“Nëpërmjet këtij gjesti ne të gjithë do të shprehim respektin tonë të madh për heroin kombëtar të Bullgarisë, i cili ka kontribuar pa masë në ringjalljen e shpirtit bullgar dhe në çlirimin e Atdheut tonë. Përveçse ishte një person kozmopolit, Apostulli ishte edhe një nga donatorët në themelimin e Shoqërisë Letrare Bullgare në vitin 1869, pasardhës i së cilës është edhe Akademia Bullgare e Shkencave”, thuhet në letrën e Akademik Revallskit. Për herë të parë ky propozim u bë në vitin 2017. Më pas mori mbështetjen e një grupi të madh njerëzish, por nuk u vu në zbatim.

Aeroporti Ndërkombëtar i Sofjes (SOF/LBSF) është aeroporti më i madh dhe më i ngarkuar në Bullgari. Ndodhet rreth 10 km në lindje të qendrës së kryeqytetit. Mbi 35 linja ajrore kryejnë fluturime të rregullta pasagjerësh ose mallrash, si dhe programe turistike sezonale për në Sofje dhe nga Sofja.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv, sofia-airport.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfundon bojkoti i zinxhirëve ushqimorë

Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..

botuar më 25-03-18 5.51.MD

Tragjedia në qytetin maqedonas të Koçanit ngre një valë dëshpërimi, zemërimi dhe mospranimi

Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...

botuar më 25-03-17 4.40.MD

Diskoteka në Koçan, ku u dogjën 59 persona, nuk ka pasur patentë

Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..

botuar më 25-03-17 12.11.MD