Në Siri, të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues jetojnë me frikë, duke fjetur jashtë në temperatura nën zero pa ujë të pijshëm të sigurt. Në një intervistë për BNT, Dr. Mohamed Alibrahim - mjek nga Qendra e Ndihmës Mjekësore Emergjente në Sofje tregoi nga Aleppo se si po përhapet kolera së bashku me urinë, frikën dhe pasigurinë që e kanë copëtuar vendin tash e 12 vjet. Sipas tij, populli sirian është mobilizuar në këto kushte të rënda për të siguruar ushqime dhe batanije për të dëmtuarit, por ka mungesë të mjekëve, infermiereve dhe ndihmësmjekëve. Më 16 shkurt, një aeroplan transportues ushtarak bullgar “Spartan”, i ngarkuar me afro 4.5 ton ndihma humanitare në bord, u ul në aeroportin e Bejrutit të Libanit, nga ku u zhvendos me transport tokësor në Siri. Nga Libani, avioni u nis për në Turqi dhe mori ekipet mjekësore të Akademisë Ushtarake të Mjekësisë, të cilat për dhjetë ditë u dhanë ndihmë të lënduarve në fqinjin tonë juglindor, i cili gjithashtu u godit nga tërmetet. Pas 11 ditësh punë të palodhshme mes mbeturinave, zjarrfikësit bullgarë që morën pjesë në një mision shpëtimi në Turqi u kthyen në Bullgari. Aty janë të përfshirë rreth 80 shpëtimtarë bullgarë nga Drejtoria Kryesore “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”.
Ndërkohë, një tërmet i ri me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter tronditi mbrëmë provincën turke Hataj, në pjesën juglindore të vendit, njoftoi Aljazeera. Burimi ndodhej në det në një thellësi prej nëntë kilometrash, pesë kilometra nga bregu. Sipas informacioneve të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të qeverisë turke (AFAD), më 6 shkurt, Turqia u trondit nga disa tërmete shkatërruese, të ndjekura nga 1891 pasgoditje. Sipas shefit të zyrës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, tërmetet në Turqi dhe Siri janë disa nga fatkeqësitë natyrore më të rënda që kanë goditur rajonin në një shekull. Sipas të dhënave të fundit, viktimat janë mbi 42 mijë persona. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gjejnë të mbijetuar në rrënoja, ku të fundit janë dy burra në provincën Hataj, të cilët kaluan 261 orë nën rrënoja.
Ndërtimi i njësive të 7 dhe të 8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”është një hap kyç drejt garantimit të sigurisë energjetike të Bullgarisë. Ky qëndrim u shpreh nga kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me një delegacion nga Hyundai..
Ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë, tha kreu i GERB dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë, Bojko Borisov. Borisov, së bashku me Ministrin e Energjisë Zheço Stankov..
Bullgaria mund të jetë një partner strategjik i Japonisë për rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore, tha presidenti Rumen Radev. Ai u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në mëngjesin e biznesit të organizuar nga Shoqata e Bizneseve Japoneze-Bullgare..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..