Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 48. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 1.7 për qind e 2806 testeve të kryera rezultuan pozitive. Në spitale trajtohen 190 të infektuar, nga të cilët 22 janë në terapi intensive. Një pacient me Covid të konfirmuar vdiq në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit u imunizuan 75 persona. Në vendin tonë janë 2 075 825 persona që janë me ciklin e përfunduar të vaksinimit. Me doza përforcuese, janë 943 121 veta, dhe me një dozë përforcuese të përshtatur, 70 551.
Grupi i fundit i Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës kthehet sot në Sofje, njoftoi Instituti Antarktik Bullgar. Gjatë ekspeditës përfundoi dhe u hap zyrtarisht ndërtesa e bllokut të ri laboratorik. Përveç kësaj, u kryen kërkime për projekte..
Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të..