Prodhimi bujqësor me vlerë mbi 17 milionë euro gjendet në magazina në rrethin e Silistrës, për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes, njoftoi BTA. Nga njëra anë, çmimet e plehrave dhe preparateve të autorizuara nga BE-ja për përdorim janë shumë të larta, nga ana tjetër, importi i pakontrolluar i produkteve bujqësore të lira nga Ukraina e bën prodhimin bullgar të pashitshëm.
Nga shtatori, çmimi i grurit ka rënë për 50 euro për ton, ndërsa aktualisht çmimi i grurit bullgar është rreth 250 euro për ton, që është dukshëm më i ulët se çmimi i tij i kostos. Për t'i lënë vend prodhimit të ri, një pjesë e madhe e fermerëve do të duhet të shesin me çmim të ulët. Shumë prej tyre do të detyrohen të marrin kredi për të siguruar burime financiare për fushatën e re. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë në falimentime në industri midis fermerëve më të vegjël. Sipas përfaqësuesve të industrisë, situata është e njëjtë në Rumani. Prandaj, përfaqësues të sektorit nga të dy vendet propozojnë që prodhimi përgjatë korridoreve të solidaritetit të kalojë nëpër vendet anëtare të BE-së pa mbetur në tregun evropian. Për këtë problem jo një herë ka sinjalizuar edhe ministri i bujqësisë Javor Geçev, i cili ka kërkuar zgjidhjen e problemit në nivel evropian.Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..