Si vende të BE-së dhe aleatë në NATO, Bullgaria dhe Greqia janë përgjegjëse për sigurinë rajonale, theksoi presidenti Rumen Radev në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”. Ai theksoi se ndjeshmëria e shoqërisë bullgare ndaj rolit historik të Rusisë në Çlirimin e Bullgarisë nuk e ndryshon faktin që vendi dënon agresionin dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe refugjatët ukrainas brenda mundësive të saj, por po i afrohet “përvjetorit të trishtuar të fillimit të kësaj lufte brutale, e cila ka sjellë vuajtje të tmerrshme, vdekje dhe shkatërrim të plotë në Ukrainë, me pasoja të rrezikshme në shkallë globale. Besoj se mbështetja për Ukrainën duhet të shkojë paralelisht me përpjekjet aktive përmes diplomacisë dhe mekanizmave të tjerë efektivë për të ndalur këtë luftë rraskapitëse”, theksoi Radev.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..