Në një analizë për BGNES, kryetari i Qendrës Informative Kulturore Bullgare në Bosillegrad, Ivan Nikolov, u bën thirrje partive bullgare që të mbajnë qëndrim për çështjen e bullgarëve në Krahinat Perëndimore dhe të bashkojnë përpjekjet për të formuar një plan kombëtar dhe pan-evropian për shpëtimin e tyre.
Përderisa për marrëdhëniet e komplikuara bullgaro-maqedonase, edhe pse me një vonesë të madhe, diçka filloi të lëvizë të drejtat e bullgarëve në Serbi përmenden vetëm herë pas here dhe vetëm në kuadrin e klisheve diplomatike të vendosura rreptësishtë”, thotë Nikollov.
Duke gjurmuar 12 vitet e fundit të marrëdhënieve serbo-bullgare dhe në dritën e negociatave të zhvilluara nga Beogradi për integrimin në BE, autori konstaton se popullsia bullgare në vend u zvogëlua me 4000 banorë dhe komunat bullgare janë zyrtarisht më të prapambeturat ekonomikisht, gjë që i detyron të rinjtë të emigrojnë.
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..