Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sillvia Stanoeva prezantoi në Romë "Ditarin e Luftës"

“Në situatë lufte, ndërgjegjësohesh për veten dhe zbulon misionin tënd për të mbrojtur”, thotë aktorja

Foto: arkiv personal

Një monospektakël autori, i prezantuar së fundmi në Romë, solli në qendër të vëmendjes dy gra – përfaqësuese të brezave dhe kombësive të ndryshme, historia e jetës së të cilave përjetohet edhe sot.

Ditari i luftës” më erdhi fjalë për fjalë në mënyrë intuitive”, thotë Sillvia Stanoeva. Aktorja nuk do ta harrojë kurrë atë 12 tetor 2021, kur për të zhbllokuar fantazinë e saj para një shfaqjeje, shkroi një tekst spontan në një copë letër.

U shfaq imazhi i një gruaje që endet në park, e pushtuar nga ethet, që ecën e vetme në errësirë, që fsheh disa ushqime – kujton ajo. - U shfaq edhe imazhi i një burri dhe gradualisht gjërat morën kuptim. Flitet për udhëtimin personal të Elena Mosie, e cila jeton në Parisin e pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historia e saj ndërthuret me jetën e një Elena moderne - një shkrimtare që, pas traumës personale nga braktisja, fillon të përshkruajë jetën e saj në një libër. Elena Panajotova si të thuash gjen shënimet e paraardhëses së saj, në një shitje shtëpie në Roterdam”.

Në shfaqjen e saj të vetme, Sillvia Stanoeva zbulon të vërtetën e shumëanshme të luftës, e cila, si një përbindësh me tentakula të shumta, depërton në jetën njerëzore në nivele të ndryshme. “Lufta është brenda nesh, lufta është edhe rreth nesh – kur njeriu duhet të luftojë, e ndonjëherë edhe të fitojë të drejtën e tij për të ekzistuar”, thekson ajo.

“Tema më e rëndësishme ka të bëjë me mënyrat se si na ndryshon lufta, cili është roli i gruas në këtë situatë – vazhdon aktorja. - Por ndoshta tema që më shqetësonte më shumë në atë kohë ishte se si ta mbështesim jetën. Për shkak se ne kemi një përgjegjësi ndaj kësaj jete, ne jemi shfaqur këtu jo vetëm për të përjetuar një moment, siç është në modë të thuhet tani, por ndoshta edhe për të lënë diçka pas. Ekziston edhe një temë tjetër personale – liria nuk është diçka që falet dhe çdo ditë, edhe në vendet që në pamje të parë duken shumë të qeta dhe të rregullta, ne duhet të luftojmë beteja për të shfaqur veten, për të treguar se ekzistojmë”.

Kur Sillvia Stanoeva shkroi tekstin për monospektaklin e saj, lufta në Ukrainë ende nuk kishte shpërthyer. Sot, ajo thotë, se analogjia është e pashmangshme. Prandaj, si Elena pariziane e Luftës së Dytë Botërore, ekziston edhe Elena moderne ukrainase.

Në një situatë lufte, me shumë mundësi ka Eleni të ndryshme – thotë Sillvia Stanoeva. - Ajo që i lidh këto dy gra është patriotizmi, ndjenja e nderit dhe krenarisë, ndjenja e detyrës dhe e misionit. Ndodh një ngjarje e madhe – ti bëhesh i vetëdijshëm për veten dhe zbulon misionin tënd për të mbrojtur.”

Sillvia Stanoeva prej nëntë muajsh jeton në Romë, ku po përpiqet të gjejë vendin e saj profesional, kryesisht në botën e kinemasë. Ajo do të prezantojë "Ditarin e Luftës" për publikun bullgar në disa vende dhe ndërkohë shkon edhe nëpër auducione për të realizuar ëndrrën e saj dhe për t'u vendosur përfundimisht në Itali.

“Kjo është beteja ime – dua që të më cojë drejt një mundësie për të realizuar veten si aktore – është kategorike Sillvia Stanoeva. - Për mua, kjo do të ishte nje lumturi e plotë - të mund të aktroj, të pranohem, të prezantohem gjithmonë në të njëjtin nivel, të zbuloj gjëra të reja. Dhe gjithashtu të bëhem më e fortë – si person dhe si artist”.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD