Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dr. Anton Asenov – një mjek i ri në Bullgari, i vendosur për të ndihmuar njerëzit

10
Foto: arkiv personal

Ai është një mjek i ri, i arsimuar, i vendosur të qëndrojë këtu në Bullgari. Pavarësisht gjithçkaje dhe për shkak të gjithçkaje. Mjeku Anton Asenov është 34 vjeç, ka lindur në qytetin e Shumenit, por ende para se të mbushte një vjeç familja e tij u shpërngul në Turqi. Ai u rrit në Stamboll, ku beri dhe arsimin e mesëm, por shumë shpesh pushimet verore i kalonte në fshat në Bullgari. Që atëherë e kishte të vendosur që një ditë të kthehej në vendlindje. Dhe kështu në vitin 2006 aplikoi për “Mjekësi” pikërisht në Bullgari.

Fillimisht nisa të studioja për stomatologji në Varna, por më pas kuptova se kisha një tërheqje më të madhe ndaj mjekësisë. Dhe u transferova për të studiuar në Stara Zagora. Barriera gjuhësore ishte një problem shumë i madh për mua në fillim. Edhe bullgarët, duke ditur gjuhën e tyre amtare, e kanë të vështirë të specializohen në “Mjekësi”. Në fund të trajnimit, 30-40% e atyre që nisnin studimetmë pas hiqnin dorë. Ndërsa për mua, si turk nga Turqia, gjuha ishte një vështirësi e madhe, sidomos në fillim. Por ia dola”, pranon doktor Asenov.

Ai përfundon me sukses studimet në vitin 2016 dhe merr një diplomë evropiane për mjek të përgjithshëm. Ndërdsa në vitin 2018 tashmë është mjek i specializuar i Otorinolaringologjisë në Tërgovishtë.

“Qendrova në Bullgari sepse gjatë trajnimit dhe praktikës vura re mungesën e stafit mjekësor edhe të specialistëve këtu. Unë qëndrova për të ndihmuar.”

Për sa i përket moshës së tij të re dhe besimit të pacientëve tek ai, doktor Asenov thotë:

“Njerëzit e dinë që ne, mjekët e rinj, punojmë me teknologjinë më të fundit, njohuritë tona janë të freskëta. Unë personalisht kam publikuar në faqen time në FB të gjitha praktikat, specializimet dhe aftësitë që kam dhe njerëzit shohin dhe më besojnë me vetëdije përpara se të vijnë tek unë. Mendoj se është e detyrueshme që çdo mjek të veprojë kështu”, thotë specialistii ri.

Tani në Tërgovishte nuk ka repart të ORL-së, nuk ka specialistë dhe njerëzit kanë nevojë për mjekë – tregon Anton Asenov. Ai kaloi katër vjet në qytetin rajonal, i disponueshëm gjatë gjithë kohës për ata në nevojë. E ndonëse aktualisht nuk punon në një spital publik për shkak se ka kaluar në praktikën private, mjeku i ri vazhdon t'u përgjigjet kërkesave për vizita edhe në orët e vona të natës. Nuk mund të mos e prëmendim edhe atdheun e tij të dytë, Turqinë, pasi krahasimi me të është i pashmangshëm.

“Në Turqi ka më shumë specialistë, më shumë mundësi, shteti investon më shumë në spitalet dhe specialistët e tij. Në Bullgari, veçanërisht në spitalet e qyteteve të vogla, shteti bën shumë pak për të ndihmuar financiarisht, pajisjet janë të vjetruara, ka mungesë të personelit të trajnuar mirë, por kur një person duhet vizituar nga një specialist brenda një dite, ai do arrijë të gjejë një, do të vizitohet dhe kjo është diçka e mirë”, - thekson Dr. Asenov.

Ai është kategorik se paga e specialistëve në Bullgari duhet të ndryshohet dhe të jetë më e lartë. Të diplomuarit në degët e mjekësisë kalojnë pesë vjet duke iu përkushtuar punës së tyre për pagë minimale, thotë doktor Asenov. Ai është i bindur se nëse kushtet për kolegët e tij të rinj përmirësohen, ata do të qëndrojnë në Bullgari, do të specializohen këtu dhe disa prej tyre do të vazhdojnë të punojnë në vendlindje. Sepse arsimi bullgar në mjekësi është shumë i mirë dhe fal tij fiton një diplomë mjekësore evropiane. Diçka që nuk është e mundur në Turqi, na tregon Antoni.

Dhe pavarësisht se Dr. Anton Asenov ka të drejtë për të punuar jashtë vendit, ai zgjedh të qëndrojë dhe të vazhdojë të ndihmojë pacientët e tij në Razgrad dhe Tërgovishte. Pavarësisht çdo gjëje.

Tekst: Vesella Krësteva

Përgatitinë shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llazo Nestori

Llazo Nestori nga Shqipëria: Të jesh bullgar është krenari dhe emër i madh!

Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..

botuar më 24-10-31 7.30.PD
 Aleksandër Teodorov-Ballan

Shënojmë 165 vjet nga lindja e gjuhëtarit Aleksandër Ballan

Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..

botuar më 24-10-27 4.25.MD

Sekretet e Sofjes: Fati i arkitektit të Kompleksit Qendror të mbuluar Tregtar të kryeqytetit Naum Torbov

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..

botuar më 24-10-13 10.45.PD