Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, bisedoi me përfaqësues të bullgarëve të Maqedonisë në vend. Në takim morën pjesë Georgi Trendafillov nga Bashkimi Civil Demokratik dhe Lupço Georgievski nga Klubi Kulturor “Vanço Mihajllov” në Manastir. Takimi u mbajt me kërkesë të ministrit Osmanit, njofton BGNES. Ai vjen pas një vizite në Bruksel të bullgarëve të Maqedonisë, të cilët biseduan me eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike në Parlamentin Evropian dhe me komisionerin për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhei.
“Para ministrit Osmani shprehëm mbështetjen tonë kategorike për kapërcimin e atmosferës së tensionuar në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe pritjet tona për veprime më të dukshme në lidhje me paragjykimet ndaj bullgarëve të Maqedonisë dhe ndaj Bullgarisë si shtet”, tha Trendafillov pas takimit. Ai theksoi se pret që autoritetet në Shkup të përmbushin zotimet e tyre që dalin nga Marrëveshja e Miqësisë dhe nga i ashtuquajturi propozim francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
“Kujtojmë se të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë kapitulli i parë që do të hapet dhe i fundit që do të mbyllet në negociatat me BE-në”, deklaruan përfaqësuesit e bullgarëve maqedonas.
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..