Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ish-deputet kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të ish-parlamentit

Foto: BGNES

Deputeti i GERB-it nga ish-parlamenti i 48-të, Deljan Dobrev, kërkoi urgjentisht mbledhje të parlamentit për t’u kuptuar se kush e dëshiron realisht reformën në drejtësi.

“Duke qenë se të gjitha partitë betohen për besnikëri ndaj reformës në drejtësi dhe fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e saj, unë propozoj që presidenti sipas kompetencave të tij të mbledhë menjëherë parlamentin dhe në 1 javë ta votojmë atë”, - ka shkruar Dobrev dhe ka theksuar: Kështu do të tregojmë realisht kush është pro e kush kundër dhe do të kursejmë shumë fjalë boshe gjatë fushatës!” Thirrja e ish-ministrit të ekonomisë dhe energjisë në Facebook erdhi pasi presidenti tha se deputetët nga parlamenti i 48-të kishin frikë të formonin një qeveri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Georgi Georgiev

Ministri i Drejtësisë i shpalli luftë mafies së pronave

“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..

botuar më 25-03-26 4.19.MD
Deputetët e

“Vëzrazhdane”, “Veliçie” dhe MEÇ parashtruan një mocion mosëbesimi ndaj qeverisë

Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..

botuar më 25-03-26 3.17.MD

Psikiatrit kërcënuan me dorëheqje kolektive

Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..

botuar më 25-03-26 2.16.MD