Në orën 09:45 fiks me orën bullgare, më 15 shkurt, programet e Radios Kombëtare Bullgare do të transmetojnë në valët kombëtare dhe rajonale këngën “Njerëzit ndihmojnë njerëzit” e interpretuar nga këngëtarja e re britanike Birdy. Në këtë mënyrë radioja publike në vendin tonë mbështet nismën e Radiotelevizionit Publik Holandez NPO, për solidaritet me të dëmtuarit e tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë.
“Radioja prek emocionet tona dhe muzika është një gjuhë universale. Kjo tragjedi kërkon që të jemi të bashkuar, të ndërtojmë ura dhe të bashkojmë forcat për të ndihmuar dhe për të shprehur mbështetjen tonë” - theksoi drejtori i radios holandeze NPO 3FM Menno de Boer.
Numri i viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri kaloi 37 500 veta, dhe dhjetëra mijëra të tjerë humbën të dashurit e tyre, shtëpinë, shpresën... Në përjetësinë mes tronditjes dhe dëshpërimit, shpresa e vetme është te ndihma që vjen nga njerëzit - në kohë dhe nga kudo. Prandaj dhe sot radiostacionet evropiane do të transmetojnë këngën “Njerëzit ndihmojnë njerëzit” në interpretim të këngëtares 26-vjeçare britanike Birdy, fituese e çmimit “Këngëtarja e Vitit” të Çmimeve të Muzikës Pop 2022. Kënga “Njerëzit ndihmojnë njerëzit” është një këngë e grupit britanik Cherry Ghost nga viti 2007. Birdy bri një version të saj në vitin 2011. Videoja monokrome e këngës ka mbi 193 milionë shikime në Youtube.
Redaktor: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..