Dhënia e ndihmës së parë në zonat e prekura nga fatkeqësitë shkatërruese, të ngjashme me tërmetin në Turqi dhe Siri më 6 shkurt, nënkupton një përgjigje komplekse, shpjegoi Dr. Vitan Vitanov, kirurg dhe bashkëthemelues i shoqatës “Akademiae Ndihmës së Parë”, e cila ofron dhe trajnim për profesionin “Ndihmësmjek”. “Për të arritur tek njerëzit në vështirësi dhe për të ofruar ndihmën e parë, dikush duhet të lirojë rrugën paraprakisht për mjekët. Ekipi mjekësor është thuajse i fundit që vjen në rradhë, sepse vendi së pari duhet siguruar”, sqaroi specialisti. A janë ekipet bullgare mjaftueshëm të përgatitura dhe të shpejta për të reaguar në një situatë krize?
“Mund të jap një shembull të njerëzve me të cilët kemi punuar - disa prej tyre tashmë kanë shkuar në këto zona ku ka ndodhur fatkeqësia - thotë Dr. Vitanov. - Këta njerëz u kanë ardhur në ndihmë të tjerëve, ata janë të trajnuar dhe të gatshëm për këtë gjë dhe nuk hezitojnë të vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar njerëzit. Unë personalisht kam një vlerësim shumë të madh për këta njerëz dhe shpresoj që kurrë të mos u nevojitet tavenë në zbatim atë që kanë mësuar, veçanërisht në territorin bullgar. Por nëse do të jetë e nevojshme, besoj se nuk do të bëhet asnjë kompromis”.
Në Bullgari profesioni “Ndihmësmjek” është ende një territor i panjohur, megjithëse është zyrtarisht i regjistruar dhe i unifikuar sipas standarteve evropiane, thotë doktor Vitan Vitanov. Ai beson se shtimi i më shumë ndihmësmjekëve të trajnuar mirë në ekipet e reagimit të urgjencës do të përmirësojë kohën dhe reagimin ndaj incidenteve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një aksident, një urgjencë në shtëpi apo një fatkeqësi.
“Roli i një ndihmësmjeku është të ofrojë ndihmën e shpejtë. Aiështë pjesë e ekipeve të emergjencës dhe duhet të arrijë sa më shpejt në vendin e aksidentit”, - shton Dr. Vitanov.
Por a mundet një ndihmësmjek të zëvëndësojë mjekun në rast urgjence?
“Në vendet e tjera evropiane dhe në SHBA, tendenca është që ekipet e urgjencës të përfshijnë gjithnjë e më pak personel shumë të specializuar siç janë mjekët, dhe më së shpeshti këto ekipe formohennga një mjek dhe një ndihmësmjek apo edhe dy ndihmësmjekë për rastet jo shumë të rënda. "Sipas Dr. Vitanov, kjo praktikë rrit resurset e ekipeve dhe mundëson mbulimin e një numri më të madh të thirrjeve emergjente. Gjithashtu, sipas ekspertit: ...“mjeku në ambulancë nuk mund të bëjë më shumë se sa një ndihmësmjek që ndjek protokollin e ndihmës së parë”.
Cili është profili i personave që zgjedhin profesionin “Ndihmësmjek” në Bullgari?
“Më shpesh njerëzit zgjedhin profesionin ‘ndihmësmjek’ si mundësi rikualifikimi, megjithëse vijnë nga fusha punësimi krejtësisht të ndryshme nga mjekësia – arkitektë, inxhinierë etj.. Por brenda një viti, duke pasur trajnime të thelluara, duke nisur nga anatomia, gjuha latine, specialiteteklinike dhe trauma, mund të them se janë jashtëzakonisht adekuate në këtë fushë” - thekson dr. Vitanov. Ai gjithashtu shton se shanset që personat që kanë kryer një kurs trajnimi për ndihmësmjek të gjejnë një punë të përshtatshme më pas janë tëmëdha.
“Ndihmësmjekët bullgarë janë të trajnuar mirë, adekuat dhe të gatshëm për çdo situatë në terren, dhe do të ishte mirë që ata të përfshihen gjithnjë e më shumë në ekipet e urgjencës”, - e përmbyll në këtë mënyrë dr. Vitanov.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook/Academyfirstaid, Stanisllava Gajdaxhieva, manekin gjatë trajnimit të ndihmës së parë
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..