Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

14 shkurti - festa profesionale e arkeologëve në Bullgari

Artefakte të paçmuara, holograme dhe realitet i shtuar - mirë se vini në Muzeun Arkeologjik të Sandanskit

7
Foto: archaeosand.com

Dita e Arkeologjisë Bullgare përkon me festën e verës Trifon Zarezan sipas stilit të vjetër - një rast i mrekullueshëm për t’ju çuar në një nga rajonet më të zhvilluara të vreshtarisë dhe të prodhimit të verës në Bullgari, dhe në veçanti në Sandanski, për të folur për historinë dhe arkeologjinë.

Sandanski është ndër qytetet më të vjetra në Ballkan, i banuar që nga epoka e bronzit. Në ditët e sotme, qyteti është një resort i këndshëm spa dhe balneo me hotele elitare, një park të gjerë, kantina të panumërta që ofrojnë varietete tipike të verërave lokale dhe një muze historik unik interaktiv. Në verën e vitit 2021, Muzeu Arkeologjik në qytet shënoi 85-vjetorin e tij. Sot, fondi i tij ruan më shumë se 11 000 artefakte, duke përfshirë një koleksion të paçmuar mozaikësh të periudhës së hershme të krishterë (shekujt IV-VI), mësojmë nga biseda e Bozhidar Ljubenov nga programi “Hristo Botev” i BNR-së me kuratoren e muzeut, Antonija Koçeva. Dhe me shume:

Mozaik nga Bazilika e Peshkopit Gjon

Gjëja më interesante është se disa nga këto eksponate janë zbuluar nga nxënësit, dhe më saktë përmes simbiozës muze-shkollë-fëmijë, e cila ishte aktive që nga krijimi i muzeut - thotë Koçeva. - Edhe godina e parë e muzeut ishte brenda shkollës së atëhershme. Në mesin e vitit 1944, muzeu humbi ndërtesën e tij dhe kuratori i atëhershëm Najden Nikollov filloi ta zhvendoste ekspozitën nga një shtëpi private në një shtëpi tjetër private për të ruajtur atë që u mblodh. Por në të njëjtën kohë ai e pasuronte atë. Gati 70 për qind e fondit tonë u mblodh në kohën kur ai ishte kurator. Në vitin 1970, muzeu kishte tashmë ndërtesën e tij.”


Ndërtesa ndodhet në qendër të qytetit Sandansk, dhe kati i parë është në themelet e një bazilike të hershme të krishterë të shekullit të V-të - bazilika e peshkopit Gjon. Këtu janë të ekspozuar eksponate nga parahistoria dhe antikiteti. Në momentin kur hapni derën e përparime dhe hyni në muze, e gjeni veten në mesin e shekullit të V-të pas Krishtit. Muzeu është krijuar në mënyrë që të keni ndjenjën se keni hyrë në një lagje të një qyteti të vërtetë antik, mësojmë nga Antonija Koçeva. Çfarë mund të shohim?:

Ne donim të vendosnim jo shumë artefakte, por secili prej tyre të mbante një histori, të tregonte diçka. Prandaj, për shembull, ne nuk kemi një vitrinë vetëm me qeramikë, por kemi bërë një vitrinë që tregon jetën e përditshme. Në të mund të shihni gjithçka nga pjatat, lugët, bizhuteritë që mbanin njerëzit, llambat e tyre, kështu që ju merrni një ide se si jetonin këta njerëz. Një vitrinë të tillë e kemi edhe për zejet etj. Vëmendje të madhe u kushtuam edhe koleksioneve të skulpturave të mermerta të varrit, pasi këto janë vepra unike të artit antik dhe kemi koleksionin më të pasur të gurëve të varreve në vendin tonë”, thotë Koçeva.

Guri i varrit nga fshati Muletarovo (sot Rupite)

Qeramika, bizhuteritë dhe sendet e përditshme, monedhat dhe veglat e punës dhe mostrat e tjera të jetës së lashtë tërheqin vëmendjen e çdo mysafiri që në minutat e para. Në hyrje, vizitorët priten nga një hologram i Spartakut dhe pamje befasuese nga e kaluarës, dhe e gjithë kjo në sajë të teknologjive moderne:

“Në katin e parë të bazilikës, ku ka një mbishkrim ndërtimi mozaik, me ndihmën e një tablete realiteti të shtuar, shfaqet peshkopi Gjon, i cili ndërtoi bazilikën. Dhe ai ju tregon - çfarë është bazilika, si dukej qyteti, mund të shihni dhoma me mozaikë të mahnitshëm, me realitet të shtuar shihni edhe njerëzit që kanë bërë mozaikët. Ata shpjegojnë se çfarë mjetesh përdornin, si ishte jeta e tyre, si i bënin ato. Ideja është që të të zhytemi plotësisht në atë kohë”, përfundon Antonija Koçeva.

Bazilika e Peshkopit Gjon

Shikoni më shumë:

Përpilues: Veneta Nikollova (sipas intervistës së bozhidar Ljuvenov, BNR – Hristo botev)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimtitrova

Foto: BGNES, archaeosand.com, sandanskicrossborder.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD